Lajme
Humbin jetën babë e bir nga zjarri

Publikuar
2 vjet më parëmë

Dy persona, babe e bir, kanë humbur jetën gjatë natës në Berat si pasojë e një zjarri që përfshiu 3 banesa në lagjen “Muzakaj”. Ata janë Jovan dhe Mateo Vangjeli, 61 dhe 36 vjeç.
Policia identifikoi fillimisht trupin e babait i cili u gjet në shtratin e tij në dhomën e gjumit. 61-vjeçari ishte një invalid, çka mendohet se ka bërë të pamundur edhe lëvizjen e tij gjatë momentit të zjarrit.
Disa orë më pas u gjet i pajetë edhe djali i tij Mateo. Mendohet se shkak është bërë një rezistencë elektrike që përdorej për ngrohje.
“Na lajmëruan rreth orës 12 dhe lajmëruam zjarrfikësen…. Përdorte një rezistence”
Të afërmit hodhën dyshime se përveç dy viktimave në banesë mund të ishte edhe një shok tjetër i Mateos, por fatmirësisht ai ishte larguar para se banesa të përfshihej nga zjarri.
Zjarri ra pak pas mesnate në një prej banesave dhe më pas është përhapur në dy shtëpitë e tjera si dhe në katin e tretë të një pallati përballë. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse të cilat bënë fillimisht izolimin dhe më pas shuarjen e flakëve.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
