Lajme
Hoxhiq thotë se do veprojë e pavarur, fton institucionet t’ia analizojnë votat e partisë së saj

Publikuar
2 vjet më parëmë

“Institucionet relevante le ta bëjnë një analizë se çfarë ka ndodhur me këto vota. Por unë mund të them se secilën votë që kam marrë, është votë e qytetarit që me ka besuar mua”.
Subjekti politik i Adrijana Hoxhiq ka arritur t’i sigurojë rreth 6400 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke lënë jashtë Kuvendit disa parti politike që kanë përfaqësuar vazhdimisht komunitetin boshnjak në legjislativ.
Pas akuzave se ajo ka bashkëpunuar me Listën Serbe për të arritur këtë rezultat në zgjedhje, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka thënë se këto vota i ka siguruar nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë për shkak të punës së mirë dhe angazhimit të saj në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Është e vërtetë që kam marr vota nga të gjitha komunitetet dhe një numër i konsiderueshëm vjen nga komuniteti serb- arsyeja është puna ime që fillon nga viti 1999 dhe ju siç e dini në periudhën e integrimit të veriut në sistemin e Kosovës unë kam qenë ajo që kam qenë direkt e kyçur në këtë proces”.
“Unë kam krijuar urat e mirëbesimit nga qytetarët. E kemi pasur një periudhë të shkurtër parazgjedhore dhe unë e kam prezantuar vetën ashtu siç besoj: në bashkëjetesë. Edhe vet jam habitur me përkrahjen e madhe”.
Ajo ka shtuar se duke parë se gjendja e komunitetit të saj është jo e mirë, ka ndërmarrë iniciativën për komunitetet e bashkuara, e cila sipas saj, ka marrë rezultate pozitive.
“Institucionet relevante le ta bëjnë një analizë se çfarë ka ndodhur me këto vota. Por unë mund të them se secilën votë që kam marrë, është votë e qytetarit që me ka besuar mua”.
Ajo ka theksuar se në nivelin qendror do të veprojë si e pavarur.
“Do të veproj e pavarur, po ju garantoj për këtë gjë dhe do ta zbatoj planin që e kam paraqitur në procesin zgjedhor”.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
