Lajme
Hoxhiq me reagim të ashpër ndaj PZAP-së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Adrijana Hoxhiq nga Lista Komuniteti i Bashkuar e ka quajtur skandaloz vendimin e PZAP për të anuluar votat e partive boshnjake në disa komuna.
Në një lidhje në “Debat Plus” ajo thotë se asnjë ligj nuk e ndalon që komunitetet tjera të votojnë subjekte të komuniteteve tjera politike. “Askush nuk e ka dhënë votën me zor për partinë time”, tha ajo. Hoxhiq thotë se si PZAP ka mundur të dijë se në Prizren komunitetet tjera nuk kanë votuar partitë boshnjake.
Ajo thotë se më shumë vota ka marrë nga shqiptarët se nga serbët.
“Unë kam marrë më shumë vota nga shqiptarët. Kam marrë vota nga Prishtina, nga Rajoni i Pejës, nga Mitrovica e veriut. Paramendoni 795 vota më janë anuluar nga Mitrovica e Veriut. Edhe partitë shqiptare në çdo palë zgjedhje janë votuar nga komunitetet tjera dhe kjo asnjëherë nuk ka qenë problem”.
Hoxhiq thotë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Listën Serbe. “Unë do të kisha kuptuar brengën nëse do të kisha fituar tre deputetë. Por unë kam fituar vetëm një deputet”, ka thënë ndër të tjera Adrijana Hoxhiq./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
