Lajme
Hoxhiq e kushtëzon Kurtin, me krijimin e dy komuna më shumice boshnjake në Kosovë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Bazuar në qëndrimet aktuale, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti nuk mund të llogarisë në të gjitha votat e partive nga komunitetet jo shumicë, që nuk janë nga komuniteti serb. Njëra nga to, ka kushte specifike për të qenë pjesë e qeverisë. Adrijana Hoxhiq, që në bazë të rezultatit preliminar ka dal e para nga komuniteti boshnjak, me iniciativën e saj “Komunitetet e Bashkuara”, tha për Radion Evropa e Lirë, se e ka një kusht për të qenë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Tash për tash ende nuk është e qartë nëse Hoxhiq do të fitojë një apo dy ulëse në kuvend.
“Kërkesë e imja është themelimi i dy komunave me shumicë boshnjake. Njëra në rajonin e Prizrenit dhe tjetra në Pejë”, tha Hoxhiq, e cila aktualisht ka fituar 6.379 vota.
“Unë mund të bëhem pjesë e cilësdo qeveri, vetëm nëse ky kusht i imi aprovohet dhe bëhet pjesë e programit qeveritar”, tha Hoxhiq.
“Ka ardhur koha të kuptohet se komunitetit boshnjak i është bërë e padrejtë, pasi janë komuniteti i tretë në Kosovë dhe nuk ka hise në vetëqeverisjen lokale”, shtoi ajo.
Kundërshtarët e saj kanë thënë se Hoxhiq, si dhe një parti rome, Iniciativa Rome, e cila për herë të parë doli në këto zgjedhje, besohet se do të punojnë për interesin e Listës Serbe dhe se pikërisht kjo listë i ndihmoi të fitojnë vota.
Hoxhiq i ka quajtur të pabaza këto akuza.
“Humbësit gjithmonë gjejnë një shkas. Unë e pranoj se më kanë votuar edhe qytetarë serbë, por mua më kanë votuar edhe shqiptarët, turqit e komunitetet tjera. Më kanë votuar sepse njerëzit më njohin, nuk kam ndryshuar”, tha Hoxhiq.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
