fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Hoxhaj: Vjosa është faktor i agresivitetit në skenën politike

Publikuar

“PDK e fton koalicionin e ardhshëm qeverisës që të mos bëjë obstruksione dhe t’i krijoj shpejt institucionet, fatmirësisht pa tym e pa gazë, por ishte një seance shumë demokratike”.

Kështu ka deklaruar, kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në një paraqitje para medieve menjëherë pas mbyllës së seancës konstituivë.

Hoxhaj ka thënë së qytetarët e Kosovës e kanë mandatuar Kurtin dhe Osmanin për të udhëhequr më institucionet, andaj ata përgjegjës për krijimin e tyre.

Hoxhaj ka thënë se sa i përket zgjedhjes se presidentit ai dhe Partia Demokratike kanë qendrime të kristalta dhe ai është që nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi të zgjedhjes se Vjosa Osmanit presidente.

“Osmani nuk është person unifikues. Ajo e përçan skenën politike. Nuk është faktor i pajtimi, është i agresivitetit në skenën politike”, ka thënë Hoxhaj duke e arsyetuar vendimin e tyre për të mos marr pjesë në zgjedhjen e Osmanit për presidente.

Ai ka thënë se Kurti nuk duhet të jetë i njëjti sikurse ai i para 14 shkurtit. Ai sipas Hoxhajt duhet që të gjej konsensus dhe të përfaqësoj popullin e Kosovës, kjo është punë e tyre, nuk është punë e opozitës.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021