fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Hoxhaj – Qeverisë: E keni paralizu Kosovën

Politika është e jashtme, por qëllimet janë gjithmonë të brendshme. Që nga 1 shtatori kanë mbetur mbi 20 misione diplomatike pa ambasadorë. Disa janë të mbyllura plotësisht.

Publikuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, i ka reaguar qeverisë duke i thënë se e kanë paralizu Kosovën.

Ai ka thënë se derisa Kosova po dështon të zgjedhë 20 ambasadorët, Serbia në anën tjetër po përgatitet për ofensivë për tërheqjen e njohjeve, përcjell Klankosova.tv.

“Politika është e jashtme, por qëllimet janë gjithmonë të brendshme. Që nga 1 shtatori kanë mbetur mbi 20 misione diplomatike pa ambasadorë. Disa janë të mbyllura plotësisht. Pas 4 shtatorit, Serbia ka përgatitur një ofensivë për tërheqje të njohjeve të Kosovës, siç më treguan disa miq në botë. Po ashtu, ka përgatitur edhe goditje ndaj Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ne tashmë jemi anëtar”, ka shkruar ai.

Hoxhaj tha se vend që diplomacia jonë ta mbronte sovranitetin e jashtëm, ajo mjerisht po e godet veten nga brenda për të qenë e paralizuar jashtë.

“A është kjo rastësi apo ka të bëjë me mosdije e papërgjegjësi? Në vitet e fundit, Kosova kishte pezulluar tërësisht politikën e jashtme. Kjo po ndodhë kur në Evropë kemi një rirreshtim të ri, ndërsa në botë lajmet ditore janë më shumë se lajme. Janë goditje tektonike, ku jo shumë larg e shohim zinxhirin e ngjarjeve dhe pasojat direkte për Kosovën”

“Politika është e jashtme, por qëllimet janë të brendshme! E kur nuk ka rezon shtetëror brenda, por iluzion për veten dhe botën, vizioni i jashtëm është politikë e rënies së lirë”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai u shpreh se Kosova asnjëherë në historinë e pas pavarësisë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot nga zhbërja e të arriturave kolosale në politikën e jashtme.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021