Kandidati për kryeministër nga radhe të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili njëherësh është edhe u.d. i kryetarit të kësaj partia, ka vazhduar me aktivitetet e tija elektorale në Skenderaj dhe Vushtrri. Ai ka shkruar në Facebook se Skenderaj dhe Vushtrria janë të vendosur për sic ka thënë ai rimëkëmbje.
“Këtë më së miri e dëshmojnë takimet dhe masa elektrizuese e mbështetësve tanë dje në këto dy qytete”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se fitorja për PDK-në është e natyrshme, a e dini pse, se Drenica i ka dhënë Kosovës dy projekte të mëdha, dy projekte kombëtare, një projekt të madh ia ka dhënë UÇK-në dhe një projekt të dytë të madh kombëtar ia ka dhënë PDK-në.
“Ju e dini që këto dy projekte kombëtare lidhen me dy emra, me Hashim Thaçin dhe me Kadri Veselin”, ka përfunduar ai.