Kosovë
Hoxhaj, programi qeverisës i Kurtit, i dobët dhe i kot
Programi nuk ka plan veprimi, objektivat nuk përkthehen në aktivitete konkrete, nuk ka afate kohore, nuk ka buxhet, nuk dihetn as institucionet përgjegjëse.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se programi i Qeverisë Kurti është më i dobëti dhe më i koti, ndërkaq theksoi se nuk ka as plan veprimi.
Hoxhaj u shpreh se nuk ka afate kohore dhe nuk ka buxhet e nuk dihen institucionet përgjegjëse për realizim të progrmait.
“Programi nuk ka plan veprimi, objektivat nuk përkthehen në aktivitete konkrete, nuk ka afate kohore, nuk ka buxhet, nuk dihetn as institucionet përgjegjëse. Ky është programi më i dobët e më i kot dhe do të mbahet mend për pasaktësinë aritmetike, për përsëritje në vend të përmbajtjes”, tha Hoxhaj.
“Ai tha se Kurti ka krijuar bindje se do ta transformoj politikën e ekonominë në vend.
“Albin Kurti kishte krijuar bindjen dhe po bën përpjekje ta forcoj këtë bindje, që sapo ta tërheq Qeverinë që tash po e udhëheq do ta bënte transformimin politik e ekonomik në vend. NË fakt kjo ka të bëjë me diçka tjetër. Çdo demagog dhe populist e ka talentin e veçantë me i ba reklamë vetes e këtë talën e ka edhe Albin Kurti. Këtë material, asnjë gram nuk është program”, tha Hoxhaj.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
