fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Hoxhaj për tollovinë tek Salla 1 Tetori: “E dhimbshme. Shumë e dhimbshme”

Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme.

Publikuar

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me turmat e njerëzve që po krijohen para Sallës 1 Tetori për të marrë vaksinat anti-COVID.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se është për keqardhje që prindërit dhe gjyshërit tanë të dëshpëruar për një vaksinë, e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, shtyhen me njëri-tjetrin, sepse Qeveria nuk ka ditur ta organizojë procesin e vaksinimit.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë, e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thjeshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021