fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Hoxhaj: Për Kurtin, Kosova e përkohshme; Grainca të na kthej mandatin

Qeveria Kurti nuk ka program dhe as plan veprimi, si dhe akuzoi që nuk po bën mjaftueshëm për vaksinimin e popullatës.

Publikuar

Ushtruesi i detyrës së të parit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, shtetin e Kosovës po e sheh si të përkohshëm, ndërkohë që ka kërkuar nga ish deputetja e kësaj partie, Adelina Grainca që ta kthejë mandatin e deputetes, pasi beson se i takon partisë që ai drejton.

Ai mes tjerash u shpreh se Qeveria Kurti nuk ka program dhe as plan veprimi, si dhe akuzoi që nuk po bën mjaftueshëm për vaksinimin e popullatës.

“Kurti dhe VV përfaqëson projekt komplet tjetër prej saj që është bërë 20 vjetët e fundit. Ne i kemi besuar perëndimit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi punuar që ta bëjmë një Kosovë qytetare multietnike sikurse kemi negociuar në Vjenë. Ndërkaq Kurti shtetin e Kosovës e sheh si të përkohshëm, ndërsa ne e shohim si të përhershëm”.

“Kurti nuk do asnjë marrëveshje me Serbinë, nuk e sheh të rëndësishëm anëtarësimin në OKB, dhe ky vend mund të jetë me gjendje ekonomike pak më të mirë se tash më 2024-2025, por ndërkombëtarisht mund të jetë më pak shtet se sa është sot për shkak të mënyrës se si e shohin Kurti e Osmani këtë shtet e qeveri”, tha ai në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.

“Problemin qe e kemi më Vetëvendosjen është se kemi një qeveri qe s’ka program. Në ekspoze s’ka asnjë prioritet të qartë për çfarë qëndron Kurti. Nga bujqësia kalohet tek artisti e teatri e tek politika e jashtme që thuhet që do të reformohet. Në ekspoze nuk tha asgjë”.

“Nuk ka plan veprimi dhe kjo shihet në disa fusha. Njëra shihet te mossigurimi i vaksinës – jemi vendi i vetëm në rajon i që ka shifrat më të ulëta të të vaksinuarve, ndërsa Serbia sot kishte një shifër rreth tre milionë të vaksinuar, Shqipëria 400 mijë, Mali i Zi 55 mijë, Kosova ka diku 19 mijë. Pra, Kurti s’ka as plan veprimi”, tha Hoxhaj.

Ndërkaq sa i përket ish deputetes së PDK-së, Adelina Grainca, Hoxhaj ka thënë së Grainca ka tradhtuar elektoratin e PDK-së, duke vepruar kundër vendimeve të partisë. Madje ai ka kritikuar edhe Kurtin e Osmanin për kontrabandim të votave të deputetëve.

Kujtojmë se deputetja Adelina Grainca, e cila fitoi mandatin në listën e PDK-së, ditën kur u zgjodh presidentja iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021