Kosovë
Hoxhaj: Kreatorët e aleancës me NATO-n, nuk janë me ne

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se sot në 22 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-së, ndaj caqeve serbe, më shumë se kurrë, ndjejmë mungesën e drejtuesve të luftës sonë çlirimtare, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që padrejtësisht ndodhen në Hagë.
Sipas Hoxhajt, ata që ishin kreatorët e aleancës tonë të shenjtë me NATO-n dhe vlerat euro-atlantike, nuk janë me ne ta kujtojmë së bashku këtë ditë të paharrueshme për historinë e Kosovës.
“Para 22 vitesh, filloi intervenimi i NATO-s kundër caqeve dhe makinerisë ushtarake serbe, të cilat po kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë e bombardimeve vijoi për 78 ditë dhe çoi deri në kapitullimin e regjimit okupator serb në Kosovë. Kjo aleancë, kreu misionin historik në pajtim me vlerat e saj, sepse mbrojti qenien dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për liri. Aty ku kishte filluar krimi i një regjimi, aty edhe po merrte goditjen e fundit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Aleanca e NATO-s. Sot, kujtojmë me respekt të thellë, burrat dhe gratë e kësaj aleance që u vunë në shërbim të lirisë së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
“Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuuesit e lirisë së Kosovës! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Faleminderit përjetë NATO-s dhe miqve ndërkombëtarë”, ka shkruar Hoxhaj./Tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
