Lajme
Hoxhaj i kërkon Lajçakut të kërkoj falje lidhur me çështjen e hartës së Kosovës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka njoftuar Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak për qëndrimin e PDK-së që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, të mos e cënojë tërësinë territoriale, intergritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Sipas Hoxhajt, rajoni mund ta tejkaloj këtë sfidë historike vetëm kur të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën dhe Kosova siguron ulëse në OKB.
Po ashtu, në takim, kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë.
Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkimfalje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njoh realitetin e Kosovës së pavarur.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ka njoftuar krerët e PDK-së me planin e tij për rifillimin e shpejt të dialogut pas konstitutimit të institucioneve të reja në Kosovë./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
