Tipografi
Hoxhaj i gëzohet kredisë nga Banka Zhvillimore e Evropës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Enver Hoxhaj, kryetari i PDK-së ka deklarua se kredia e Bankës Zhvillimore të Evropës, për të mbështetur Kosovën për vaksinat anti-Covid 19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla.
“Pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla. Kredia @COEbanknews për të mbështetur Kosovën për të blerë vaksinat #COVID19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët. #Kosova mund të përfitojë më shumë nga IO & kjo është arsyeja pse duhet të bashkohet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë së shpejti.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
