Lajme
Hoxhaj e konsideron Vjosa Osmanin përçarëse

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë të enjten se qëndrimi i partisë së tij, në raport me votimin e Vjosa Osmanit për postin e presidentit, është i qartë.
“Nuk e mbështesim kandidaturën e saj”, ka thënë ai.
“Nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj, çështje të tilla qëndrimi apo mos qëndrimi në sallë, mendoj se janë tema të natyrës teknike. Besoj se e kemi pasur një debat të gjatë në PDK, e kemi folur në kryesi të PDK-së, në Këshill Drejtues dhe kjo është temë e mbyllur”, ka deklaruar Hoxhaj para gazetarëve në Prishtinë.
Sipas Hoxhajt, nuk ka kurrfarë vlere nëse gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, PDK-ja qëndron në sallë, për sa kohë që nuk merr pjesë në votim.
Mes tjerash ai e ka konsideruar Osmanin figurë “përçarëse”.
“Ju e dini që, a qëndron apo nuk qëndron në sallë, nuk ka kurrfarë vlere. Vlera është, a merr pjesë apo nuk merr pjesë në votim, dhe qëndrimi jonë është që kandidatura e zonjës Osmani është e papranueshme, nuk e reflekton vullnetin, më së paku të elektoratit të PDK-së, por nuk e reflekton edhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, meqë ka qenë një figurë më shumë polarizuese, përçarëse, në raport me qytetarët e Kosovës, por edhe në raport me ish-subjektin e saj politik, të cilin subjekt e ka shndërruar në viktimë në këto zgjedhje”, ka thënë mes tjerash ai.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
