fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Hoti, Selmanaj nuk marrin pjesë në votim, si votuan Abdixhiku dhe Shala?

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të zgjedhur presidentin e vendit. Në raundin e parë kanë votuar 74 deputet

Publikuar

Ish kryeministri Avdullah Hoti, Driton Selmanaj nuk marrin fare pjesë në votim, ndërkohë, kryetari i LDK –së, Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala, po marrin pjesë në votim por bazuar në pamjet e transmetuar nga Kuvendi i Kosovës, nuk i kanë plotësuar fletëvotimet, duke i futur kështu të zbrazëta në kuti të votimit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të zgjedhur presidentin e vendit. Në raundin e parë kanë votuar 74 deputet, çka ka bërë që kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ta ripërtëritë rrethin e parë të votimit.

Sipas rregullores se Kuvendit, duhet të marrin pjesë në votim 81 deputet për tu plotësuar kushti i kuorumit, e që pastaj të vazhdohet me numërimin e votave.