Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK është krenare për veprimet e veta në këto 30 vitet e fundit, veprime këto që sipas tij kanë qenë gjithmonë në shërbim të krijimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.
“ LDK i përmend me krenari të gjitha veprimet e veta, ne nuk jemi si ata që me ekspertë i shlyejnë deklaratat se çka kanë thanë për këto 15 vite. LDK është këtu dhe do të mbetet për të ruajtura dhe për ta mbrojtur shtetin e Kosovës, projekt ky i nisur nga presidenti Rugova në vitet e 90-ta”, tha Hoti, gjatë tubimit elektoral në Mitrovicë.