Lajme
Hoti: Kosova nuk e merr vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze

Publikuar
2 vjet më parëmë

Avdullah Hoti, kryeministri në dëtyrë në mbledhjen e Komitetit për COVID, ritheksoj se qëndrimin e Qeverisë së Kosovës është se Kosova nuk hyn në lojëra për ta marrë vaksinat që vijnë nga vendet e dyshimta. Ai aludoi në këtë rast për vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze.
“Kemi bërë të gjitha përpjekjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të BE-së. Nuk kemi hyrë në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, vaksina këto të cilat nuk janë të certifikuara nga vendet e BE-së. Ata që kritikojnë pa nevojë nuk e tregojnë të vërtetën se ka kanë ardhur qindra vaksina në vendet e regjionit të cilat janë me origjinë të dyshimtë”, tha Hoti.
Ditë më parë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar se “megjithëse gjendja me COVID në Kosovë nuk është e lehtë, Kosova nuk do ta marrë kurrë vaksinën ruse”. Edhe Agjencia Evropiane e Barnave, ka bërë thirrje për vendet anëtare të BE-së, që mos ta pranojnë me vendim kombëtar vaksinën ruse./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
