fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Hoti: Kosova është vendi i parë në Ballkan me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve

Publikuar

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili njëherësh është edhe kandidat i LDK-së, për Kryeministër ka shkruar të shtunën në Facebook se Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit, pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

“Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në”, ka shkruar Hoti.

Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi, sipas tij ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Uashingtonit”, ka shkruar Hoti.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021