Kosovë
Hoti i dëshiron suksese ish shefit të tij

Publikuar
2 vjet më parëmë

“Uroj secilin qytetar për mbylljen e një procesi demokratik zgjedhor. Sot është konsistuar kuvendi dhe është zgjedhur qeveria. Përgëzoj secilin deputet për sjellje shtetërore. Uroj kryetarin e ri, kryeministrin e ri për detyrat që kanë marrë për udhëheqjen e dy prej institucioneve më të rëndësishëm në vend”
Kështu ka deklaruar ish kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për medie, menjëherë pasi Kuvendi votoi Albin Kurti për Kryeminister të venditë.
“Ju dëshiroj sinqerisht sukses. Suksesi i tyre është edhe sukses i yni, si edhe dështimi i tyre është dështim i yni”.
Hoti në këtë konferencë ka thënë se Qeverinë e Kosovës e ka drejtuar në vitin më të vështirë.
“Jam munduar që të jem kryeministër me dinjitet. Nuk ka qenë e lehtë jemi përballë me polarizime ekstreme, shpesh herë joparimore dhe jodemokratike. Kjo nuk ka ndodhur tash e dhjetë vjet”, ka thënë ai ndër të tjera.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
