fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Hoti: E papranueshme ndërhyrja në votat e boshnjakëve

Publikuar

Në këto zgjedhje parlamentare, partitë boshnjake morën shtatë mijë vota më shumë se herën e kaluar. Kjo madje, edhe në zonat ku nuk ka fare banorë të këtij komuniteti.

Ky fakt solli në dyshimet se Lista Serbe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor për ulëset e garantuara, në mënyrë që t’i kontrollojë rreth dy të tretat e deputetëve të pakicave.

Cak i akuzave është iniciativa e Adriana Hoxhiq e cila po thuhet se është ndihmuar nga votat e serbëve të Kosovës. Një grup prej 49 organizatave të sektorit civil të boshnjakëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se nuk e pranojnë rezultatin.

”U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që t’i adresojnë seriozisht këto fenomene antikushtetuese dhe të anulojnë mandatet e paligjshme sepse ato janë në kundërshtim me garancitë e përfshira në Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Këtë ndërhyrje e quan të paprecedentë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili tha se subjektet shqiptare asnjëherë nuk kanë pasur tendencë të ndërhyjnë në zgjedhjen e përfaqësuesve të komuniteteve.

Në një përgjigje për Klan Kosovën, ky tha se institucionet përkatëse dhe monitoruesit vendorë e ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë këtë çështje.

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë duhet të jenë të zgjedhur nga komunitetet përkatëse pa asnjë ndërhyrje, siç ka qenë në legjislaturat paraprake dhe siç e përcakton fryma e kushtetutës.

Ndërhyrja që duket qartë se ka ndodhur në këto zgjedhje është e papranueshme, sepse bie ndesh me parimet dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës thanë se po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore të 14 shkurtit që t’i adresojnë edhe reagimet e tyre./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021