Lajme
Hoti: Ata i kanë vra njerëzit në rrugë, ne e kemi shpallur pavarësinë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, u ka premtuar simpatizantëve në Hajvali, se viti 2021 do të përmbyllet me projekte të mëdha.
Hoti tha se “LDK-ja të gjithë i ka mbi kokë”, pos qytetarëve e miqve ndërkombëtare, që sipas tij i ka në krah. Ai akuzoi edhe partitë rivale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Krejt i kemi këta me propagandë prapa dhe mbi kry, por i kemi qytetarët dhe miqtë e fortë. Ju garantoj që 2021-n kemi me përmbyllë me projekte të mëdha që derivojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit. Ata i kane vra njerëzit në rrugë, ne e kemi shpallë pavarësinë. Sot i kanë lidhur shiritat nëpër qytet, por iu ka ardhur fundi, ata janë pakicë, në Hajvali s’ka hiç. Nuk e kemi plan me u dorëzu, e as me u frikësu. Me ndihëm e qytetarëve, bekimin e Zotit e mbështetjen e partnerëve, do të fitojmë të dielën. Kemi projekte të mëdha nga Komisioni Evropian, qindra miliona euro në infrastrukturë, arsim e shëndetësi. Shumë projekte të Prishtinës, e cila është lënë prapa, qe tetë vjet prej kur se e ka lënë LDK-ja. Rruga A, kolektori, janë këto projekte të mëdha që e bëjnë Prishtinën metropol”, tha Hoti.
