fbpx
Lidhu me Ne!

Kuriozitete

Horoskopi ditor

Publikuar

E martë, 16 Mars 2021

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Nëse jeni të lidhur, tani do të keni më shumë kohë për të qenë me partnerin/en tuaj. Në punë, një situatë e mirë për ata që duhet të marrin veten pas një viti shumë të vështirë.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Nëse jeni beqar kjo po ndodh për shkak se keni frikë nga vuajtja dhe rënia në situata të vështira. Por mos jini pesimist. Ata që kanë dalë nga një histori e gjatë, duhet të jenë më të guximshëm. Në punë, do të ndjeni lodhje, por po vijnë lajme të mira.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Periudhë e favorshme për dashurinë: nëse të pëlqen një person, vazhdo përpara. Në punë mund të shpërblehen ose mund të përparon në diçka që dëshironi. Ky është momenti i investimeve dhe mundësive të mëdha, jeni një hap para!

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Nëse një histori dashurie nuk shkon ashtu si e dëshironi, është koha për tu ulur dhe për të folur. Në punë, jeni duke u munduar të zgjidhni një problem që e keni zvarritur për një kohë të gjatë.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Dita fillon me disa probleme në dashuri, ndërsa ata që janë beqarë duhet të bëjnë durim. Në punë, mos vendosni për asgjë e nëse ju kërkohet diçka, duhet të bindeni.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Nëse po kaloni një krizë në çift, është më mirë të flisni për këtë çështje, pas datës 21 mars.Në punë, duhet të angazhoheni në projekte që do të fillojnë ditët e ardhshme.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Hëna nuk është më në kah të kundërt për ju dhe tani do të ndjeheni më pak nervozë. Ata që janë single, mund të dashurohen me një person që vjen nga larg. Në punë, një mundësi e mirë po vjen: përfshihuni në projektin e ri, edhe nëse do të ketë vështirësi.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Mos i nënvlerësoni historitë e reja të dashurisë. Në punë, shfrytëzojeni sa më shumë kohën që keni, për të zgjidhur çështje ligjore dhe administrative.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Lajm i mirë për dashurinë, muaji do të mbarojë mirë. Në punë, projektet afatgjata po fitojnë. Vlerësoni gjithçka me kujdes dhe pozitivisht.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Dhjetë ditët e fundit të marsit nuk do të jenë të lehta për dashurinë: përpiquni të zgjidhni një problem tani, ai mund të bëhet i madh në fillim të pranverës. Në punë, mundësitë e mira janë rrugës për tu shfrytëzuar!

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Jupiteri po vazhdon të qëndrojë tranzit në shenjën tuaj dhe një revolucion po ndodh në sferën sentimentale. Në punë, përpiquni të qëndroni të qetë: në ditet e ardhshme keni një shans shumë të mirë për sukses.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Mërkuri dhe Venusi janë në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: një lajm i shkëlqyeshëm për dashurinë. Në punë, yjet janë me ju: mund të mbani një premtim, të filloni një udhëtim ose të kërkoni zgjidhje.

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021