Lajme
Historike: Kosova dhe Izraeli formalizojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike sot me shtetin e Izraelit, Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve.
“Sot ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Më vjen mirë qe kemi arritur në këtë pikë, e përgëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme për kryerjen e të gjitha procedurave që sot të formalizohen raportet e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, tha Hoti.
Hoti shtoi se shteti i Kosovës konsolidohet në arenë ndërkombëtare me miq dhe lindjen e mesme falë mbështetjes së SHBA-ve.
“Konkretizimi i sotëm që bëmë sot i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, tregon qartë efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, dhe i nxjerr plotësisht gabim të gjithë ata kritikë që vazhdimisht kanë kritikuan këtë marrëveshje edhe duke e kritiku dhe duke mos e pranuar njohjen nga Izraeli që e ka sjell kjo marrëveshje”, u shpreh Hoti.
Kryeministri theksoi se sot janë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që fuqizojnë bashkëpunimin mes dy shteteve.
“Jemi dy vendeve mike që ju kemi gjetur pranë njëra-tjetrës në kohë të vështira”, tha Hoti i cili shtoi se presin që shumë shpejt delegacioni nga Izraeli të vizitoj Kosovën.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
