Shëndeti
Hiperprolaktinemia një prej ç’rregullimeve më të shpeshta në praktiken klinike
Këshilla mjekësore nga dr. Violetë Osaj -Tafilaj, spec. Endokrinologe

Publikuar
2 vjet më parëmë

Prolaktina është një hormon që prodhohet nga gjëndra e hipofizës , një gjëndër e vendosur në bazën e trurit. Funksioni kryesor i saj është stimulimi i prodhimit të qumështit të gjirit pas lindjes, gjithashtu ndikon në nivelin e hormoneve seksuale (estrogjen dhe testosteron ) si te gratë ashtu edhe te burrat.
Hiperprolaktinemia është një çrregullim në të cilin personi ka një nivel jonormal të lartë të hormonit ne gjak.
Shkaqet e Hiperprolaktinëmisë janë:
-fiziologjik shtatzënia laktacioni (gjidhënia)
-hipotiroidizmi
-adenomat e hipofizës
-insuficienca renale kronike
-sindromi i vezoreve policistike
-anoreksia nervoza,stresi ,ankthi
-hiperprolaktinemia jatrogjene (perdorimi i medikamenteve te ndryshme ).
Pasqyra klinike: Çdo person është i ndryshëm dhe jo të gjithë kanë të njëjtat simptoma.
Shenjat dhe simptomat ma të rëndësishme janë galaktorea (sekretimi i qumështit të gjirit ndodh diku në 30 % të rasteve ), primar ose sekondar amenorehea (mungesa e menstruacioneve ), dhimbje kokë dhe ndryshime të fushës vizive (shkak tumori), hirsutizmi në rast se gruaja ka PCOS, osteoporozë, infertilitet.
Simptomat të burrat: impotencë, sterilitet, çrregullim shikimi, galaktore, gjinekomasti, osteoporoze dhe ulje të masës muskulare .
Diagnoza: Një test gjaku përdorët për të zbuluar prolaktinën e rritur. Kërkohen edhe hormonet e gjëndrës tiroide për të përjashtuar Hipotiroidizmin si shkaktar, përjashtohet shtatzënia, nëse dyshohet në Prolactinome, kërkohet MRI e trurit dhe hipofizës.
Trajtimi në masë të madhe varet nga shkaku dhe është terapeutik dhe kirurgjik.
Për çdo pyetje shtesë, ose për termin për vizita mjekësore, dr. Violetë Osaj, spec. Endokrinologe, mund ta kontaktoni në tel fix 038 511 522, mob. 044714258 ose drejtpërdrejt në kliniken Qendra Diagnostike Terapeutike Endomed-B
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
