fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Himni! Si opozitar e kundërshtuan, si pushtetar u ngritën në këmbë!

Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti, tash kryeministër i Qeverisë së Kosovës, si opozitar në vazhdimësi i kanë kundërshtuar simbolet shtetërore të Kosovës, duke i konsideruara këto si të imponuara dhe “simbole lara lara”.

Publikuar

Deputet e Lëvizjes Vetëvendosje sikur rrallë me herë, sot respektuan intonimin e Himnit Kombëtar të Kosovës, duke u ngritur në këmbë në momentin kur, për ndër të zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente të shtetit , u intonua në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti, tash kryeministër i Qeverisë së Kosovës, si opozitar në vazhdimësi i kanë kundërshtuar simbolet shtetërore të Kosovës, duke i konsideruara këto si të imponuara dhe “simbole lara lara”.

Vjosa Osmani ka arritur që në rrethin e tretë të votimit të siguroj votat e mjaftueshme për tu bërë Presidente e Republikës së Kosovës. Vjosa Osmani në këtë detyrë vjen pas Hashim Thacit, Atifete Jahjages, Behxhet Pacolilit si dhe Fatmir Sejdiut dhe Ibrahim Rugovës.

Përveç ish presidentes Atifete Jahjagës, asnjeri prej figurave politike, që kanë mbajtur këtë postë për arsye të ndryshme nuk e kanë përfunduar mandatin e plotë. Vjosa Osmani ka marrë 71 vota nga 82 deputet që morën pjesë në proces të zgjedhjes së presidentit.