Lajme
Himni ka tekst, por pse intonohet pa të?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ndoshta edhe nuk e keni ditur që himni i Kosovës ka tekst dhe ka një tekst që përshkruan më së miri dashurinë ndaj atdheut dhe shpërfaqe tërë sakrificën e gjeneratave të tëra për liri dhe pavarësi. Kosova më aktin e shpalljes së pavarësisë ka aprovuar edhe simbolet shtetërore, përfshirë edhe himnin shtetërore. Himni u votua nga Kuvendi i Kosovës.
Himni i Kosovës, propozimi me shifrën “Europa” i cili u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008. Për arsye politike deri me tash, teksti i himnit nuk është lejuar të publikohet, e as të përdoret zyrtarisht
Në 13 vjetorin e shtetësisë, është koha që himnin ta dëgjojmë dhe këndojmë bashkë me tekst.
Teksti i Himnit:
O mëmëdhe i dashur,
vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur,
vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
