fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Heshtja e Vjosa Osmanit!

Heshtja e Vjosa Osmanit, është kthyer në aktivizim të partisë të cilës tashme i takon, LVV, e cila nuk po kursen asgjë që gruan më të votuar në Kosovë, në tërë këto vite, ta bëjë presidente të shtetit.

Publikuar

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, që para se të aderonte në këtë parti, me Listën e saj Guxo, ishte në LDK dhe nga kjo parti pati garuar për kreun e Qeverisë së Kosovës, përveç një daljeje publike në parkun e Gërmisë, prej se ka dorëzuar detyrën e Kryetares se Kuvendit dhe të u.d. Presidentes, nuk është parë në publik më ndonjë paraqitje para medieve.

Osmani ka zgjedhur të hesht edhe për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, që nga partitë opozitare u konsideruan dramatike, e që kanë të bëjnë me iniciativën e LVV dhe Kurtit për të sjellë në votim plotësim ndryshimin e ligjit për zgjedhje.

Vjosa ka zgjedhur rrugën e heshtjes edhe rreth mundësisë që ajo të mos votohet për presidente të vendit, sidomos pas acarimit të raporteve mes shumicës parlamentare dhe opozitës. Heshtja e Vjosa Osmanit është kthyer në aktivizim të partisë të cilës tashme i takon, LVV, e cila nuk po kursen asgjë që gruan më të votuar në Kosovë, në tërë këto vite, ta bëjë presidente të shtetit.

Kjo si duket i ka mjaftuar Vjosa Osmanit që të qëndroj e qet deri në pranimin e detyrës zyrtare të presidentes se shtetit, normalisht nëse nuk ndodhin gjera të papritura, ose sic opozita po ka dëshirë ti quaj ndonjë dramë e papritur.

Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë me listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota.

Vjosa Osmani më herët ka qenë nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019. Por, në qershorin e vitit të kaluar, LDK-ja e shkarkoi nga të gjitha funksionet partiake, pasi Osmani ishte shprehur kundër disa vendimeve të partisë, përfshirë edhe prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe formimin e qeverisë së re, që u udhëhoq nga Avdullah Hoti.

Më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021