fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Heroi i panjohur u hodh nga 25 metra lart në ujë dhe shpëtoi foshnjën që ra nga makina

Ai shpëtoi një fëmijë 23 muajshe. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen tonë se nëse ai nuk do të kishte bërë atë që bëri, sot do të kishim një titull ndryshe të kësaj historie.

Publikuar

Vajza 23-muajshe e cila rrëshqiti nga një makinë dhe ra në ujë nga një urë mbi 25 m lart të dielën, pas një përplasjeje të shumë automjeteve në Ocean City, Maryland, pritet të shërohet plotësisht falë një “heroi të heshtur” i cili u hodhnë ujë për të shpëtuar fëmijën, thanë autoritetet të hënën.

Tetë persona u dërguan në spitale të dielën pasi përplasja në urën Route 90 bëri që një makinë të mbetej sipër parmakëve, thanë autoritetet.

Të tetë të plagosurit dolën nga spitalet dhe duken mirë, i tha të hënën CNN, një zjarrfikës dhe mjek, Ryan Whitington i Departamentit të Zjarrit.

Zjarrfikësi Whitington tha se njeriu që shpëtoi vogëlushin vendosi të mbetej i panjohur publikisht. Departamenti i zjarrfikësve po e quan atë “heroin e përulur” për shpëtimin e tij.

Ky burrë po ngiste makinën mbi urë kur edhe dhe makina e tij u përfshi në atë përplasje, tha zjarrfikësi.

Shoferët po tregonin me gisht poshtë Gjirit Assawoman diçka, kur ai pa vajzën të shtrirë në ujë, me fytyrë poshtë.

“Ai menjëhërë u hodh në veprim”, tha zjarrfikësi Whitington, duke shtuar se uji në atë zonë është rreth 5 metra i thellë dhe kërcimi ishte nga më shumë se 25 metra lart.

“Ai shpëtoi një fëmijë 23 muajshe. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen tonë se nëse ai nuk do të kishte bërë atë që bëri, sot do të kishim një titull ndryshe të kësaj historie,” tha Whitington.

Vajza dhe ai u shpëtuan nga anije në gji, tha Whitington për CNN, shkruan Express.Shtatë persona u dërguan nga toka në spitalet lokale ndërsa fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins. Autoritetet tani po hetojnë shkakun e rrëzimit, tha Departamenti i Zjarrfikësve.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021