fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

HERAS Plus dhe AKA lansuan Manualin për Akreditim për ekspertë ndërkombëtarë

Publikuar

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti Higher Education, Research and Applied Sciences Plus lansuan të mërkurën Manualin për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programet e studimit nga ekspertë ndërkombëtarë, një manual trajnimi i hartuar me qëllim ofrimin e udhëzimeve të bazuara në praktikë për ekspertët ndërkombëtarë të vlerësimit të angazhuar nga AKA për kryerjen e vlerësimit të jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë (IAL) në Kosovë.

Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, tha se lansimi i këtij projekti ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve të Agjencisë së Akreditimit për vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë, por gjithashtu plotëson një nga kriteret për kthimin tonë në ENQA dhe EQAR.

“Me këtë produkt, Projekti Heras Plus dhe donatorët austriakë po kontribuojnë në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Manuali për ekspertët e jashtëm që marrin pjesë në procesin e vlerësimit në Kosovë, rrit cilësinë e shërbimeve tona, u shpjegon me hollësi ekspertëve standardet e AKA-së si dhe kontekstin kosovar”, tha Gashi.

Gashi falënderoi projektin HERAS +, donatorin kryesor; Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe partnerët tjerë të Konsorciumit zbatues të projektit, për financimin e këtij projekti me rëndësi kaq të madhe për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si dhe për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

Udhëheqësi i projektit të HERAS Plus, Aqim Emurli, tha se mbështetja e AKA në zhvillimin e Manualit që po e promovojmë sot është vazhdimësi e kontributit që ofron Projekti HERAS Plus në mbështetjen e arsimit të lartë në Kosovë në përgjithësi.

“Gjithashtu, është një tregues i përkushtimit të donatorëve dhe zbatuesve të Projektit në fushën e avancimit të përgjithshëm institucional të AKA, por edhe të agjendës evropiane të Kosovës në fushën e arsimit të lartë. Gjithësi, në këtë fazë, fokus kryesor i Projektit sa i përket aktiviteteve që ndërlidhen me AKA, mbetet angazhimi për rikthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA)”, tha Emurli.

Manuali është tejet i rëndësishëm pasi Agjencia do ta përdorë atë për të trajnuar ekspertët lidhur me tema relevante të procesit të akreditimit si dhe lidhur me të kuptuarit e kontekstit të arsimit të lartë dhe proceseve relevante.

Mbështetja e Projekti HERAS Plus për zhvillimin e këtij Manuali përbën një nga aktivitetet e dakorduara që janë pjesë e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në nëntor 2020 nga dy palët me qëllim të ofrimit të mbështetjes për ndërtimin e kapaciteteve të AKA-së dhe për përmbushjen e kritereve për kthimin e Agjencia së Kosovës për Akreditim në ENQA./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021