fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haziri nuk e komenton letrën, por ia kujton një gjë Mustafës

Publikuar

Haziri nuk e komenton letrën, por i thotë Mustafës se LDK nuk është tallur më votuesit

Nënkryetari i LDK-së në detyrë, Lutfi Haziri, ka refuzuar të komentojë gjerësisht, reagimin e Besian Mustafës, karshi zhvillimeve në subjektin të cilin përfaqësojnë tash e sa kohë.

”Duke e njohur nga afër, nuk po dua ta komentojë më shumë”.

”Kam kërkuar që heshtja të thehet para dy vjetësh. Para procesve të rënda gjithmonë.

”LDK e ka një kulturë politike që çështjet e veta i diskuton brenda, por nuk arrin me i plasu jashtë”.

Megjithatë Haziri në Rubikon me Adriatik Kelmendi, u shpreh se problemet e brendshme të kësaj partie do eliminohen, dhe çdo gjë do i kthehet funksionalitetit, njofton Klan Kosova.

”Kjo është çështje që do të rregullohet pas kuvendit të jashtëzakonshëm, gjithçka do të shkojë në funksion të të gjitha proceseve të brendshme politike”.

”Unë jam duke punuar, bashkë me kolegët, gjë që edhe Besian Mustafa duhet ta bëjë këtë gjatë kësaj kohe të mbledhë organet e gjera të strukturave të degës ku jemi ne përgjegjës. Nëse kemi forume të zgjedhura, debate atje mbahet”.

Pse po e sheh për të madhe këtë Besian Mustafa?

”Nuk e di, nuk kam mendim për diçka që ka shkaktuar reagimin e Besianit edhe si kolegë i LDK-së, edhe si zëdhënës i LDK-së por edhe si ministër i Bujqësisë”.

”Nuk ka të bëjë kjo me punën time, LDK në asnjë mënyrë nuk është tallur me voten e qytetarit”.

”Asnjë njeri nuk ka ndryshu. Ka ndryshuar mënyra e vendimmarrjes dhe e qasjes në qeveri. Nëse Besiani mendon që 2 shkurti i vitit të kaluar e deri më sot, kur LDK ka marrë rolin e qeverisjes, është tallje, është diçka tjetër”.

”Unë e shoh nevojën me debatu. Unë e shoh në prizmin tim, edhe rolin edhe angazhimin tim. Nuk kam qenë në listë për deputetë, prej vitit 2010. E kam lënë detyrën e deputetit dhe të ministrit më herët, dhe jam shku jam bë kryetar i komunës”.

Haziri mes tjerash zbuloi se ishte propozuar për kryeministër, por këtë nominim ai e pati refuzuar për detyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit.

”Unë asnjë ofertë nuk kam pranu me lëvizë prej degës. As për nominim për kryeministër s’kam pranu me lëshu detyrën e kryetarit të komunës”.

”Kam thënë se ”iu kam premtu mandatin votuesve të mi në Gjilan, dhe ua mbaj fjalën deri në fund”, por prapë ata [qytetarët] e kanë të drejtën me të ndërru”.

”E përfaqësoj LDK-në në partinë popullore edhe në vendimmarrje. Nëse kam dhënë kontributin tim për konsensus politik të mira e të këqija i vlerësojnë njerëzit, ama në rrafshin e talljes, asnjëherë”.

Ai madje bëri të ditur se letrën të cilën Besian Mustafa e bëri publik në shenjë reagimi ndaj mënyrës së veprimit të LDK-së, nuk e kanë diskutuar fare mes vete.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021