Nenkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar në Facebook se LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal.
“Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke”, ka shkruar Haziri
Haziri edhe njëherë i ka uruar për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut.
“Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve”, ka shkruar ai./tipografi/