Lajme
Haziri kërkon të identifikohen dobësitë që shkaktuan pakënaqësi ndaj LDK-së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar të hënën në mbrëmje se debati i brendshëm në LDK do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit.
Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë se dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.
“Si asnjëherë më parë në historinë e LDK-së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK-së”, ka shkruar ai
Po ashtu, Haziri ka thënë se edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojnë njëjtë.
“Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori. LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikë”, ka thënë Haziri, duke i uruar VV’së dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
