fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haziri i kërkon Vjosës të kthehet në LDK

Publikuar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri në një paraqitje para medieve ka thënë se ka ardhur koha që Vjosa Osmani të pajtohet dhe të kthehet përsëri në LDK.

“Kurrë nuk e kam parë jashtë LDK-së. Rënia e LDK-së ka ndodh në kohë të shkurtë dhe duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka qenë problem. Ka ardhur koha me u pajtu edhe të kthehet në LDK dhe me dhënë kontribut”, ka thënë shkurt Haziri.

Ndryshe, Haziri ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai me këtë rast tha se është krenar për 31 vjet të ecjes në rreshtin e madh të Rugovës./tipografi/

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook