fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haziri: Drejtimi i partisë nuk është ambicie; Mustafa na ka befasuar

Publikuar

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë së nuk është vetem rezultati i tmerrshëm në zgjedhje ka bërë që ai t`i hyjë garës për të parin e LDK-së.

“Nuk është vetem dorëheqja e Mustafës si moment i ri, dhe rezultati i tmerrshëm i LDK-së. Ka disa vite që kam kërkuar që në proceset e brendshme, por edhe me rivalët tjerë politik, që neve na duhet një koalicion i brendshëm për transformin gjeneratash” tha Haziri.

Haziri po ashtu ka thënë se angazhimi i tij ka qenë me mbrojtë rezultatin e para 14 shkurtit, dhe se tanimë ai ka ra, dhe se nuk kanë rivalitet politik brenda LDK-së.

“Për mua drejtimi i partisë nuk është ambicie, por është kauzë dhe nuk kam dashur të dalë frikacak në marrjen e përgjegjësisë”, ka shtuar Haziri.

Ndërkaq, Haziri, ka folur edhe për kandidimin e Besian Mustafës për kryetar të kësaj partie.

“Për mua kandidaturat janë reale, ka qenë e pandershme mbrëmë antributi i kandidaturës së zotrit Besian Mustafa që lidhet me këtë gjeneratë apo me atë gjeneratë. Njeriu ka vendosur me kandidu dhe ka vlerësu me kandidu pa e pyet askënd dhe e ka bërë aktin. Pse nuk duhet me ja pranu vlerësimin?”, tha Haziri.

Kujtojmë se kandidatë për të parin e LDK-së deri tash janë Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, dhe Besian Mustafa, derisa Kuvend zgjedhor mbahet të dielën.