fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Haxhiu, zbret tarifën për Provimin e Jurisprudencës

Nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro

Publikuar

Ministria e Drejtësisë, ka zbritur shumën e pagesës për paraqitjen Provimit të Jurisprudencës nga 100 euro në 50 euro. Kështu ka bërë të ditur ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu.

Ajo në një postim në profilin e saj në Facebook ka thënë së nder prioritetet e tyre është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa.

Nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro.

Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021