Lajme
Haxhiu: Paralajmëron shkarkimin e Thaçit
Haxhiu ka thënë se pas informatave që kanë pranuar kanë kërkuar raport të Auditorit të Brendshëm i cili ka gjetur kontrata, transfere dhe rekrutime të paligjshme

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të premten se pas pranimit të disa informatave se Shërbimi Korrektues ka lidhur sic i ka quajtur ajo kontrata të dëmshme dhe sic ka theksuar ajo ka bërë transfere të paligjshme, ka nisur procedurat për ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj Drejtorit të këtij institucioni, Nehat Thaçi.
Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se pas informatave që kanë pranuar kanë kërkuar raport të Auditorit të Brendshëm i cili ka gjetur kontrata, transfere dhe rekrutime të paligjshme.
“Para disa ditëve, ne kemi pranuar në kabinet disa informacione për shkelje brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ne jemi informuar se në kuadër të SHKK-së janë lidhur kontrata të dëmshme dhe janë bërë transfere të paligjshme. Pas këtyre informatave ne kemi kërkuar nga Auditori i Brendshëm në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që ta bëjë një verifikim lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”.
Haxhi ka deklaruar se ajo nuk ka kompetenca që ta shkarkojë Nehat Thaçin, por një gjë të tillë mund ta bëjë Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë, njofton Klan Kosova.
“Sa i përket shkarkimit të Nehat Thaçit, unë si Ministre e Drejtësisë nuk kam të drejtë me ligj që ta shkarkojë. Kërkesa do t’i shkojë Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë i cili pasi t’i analizojë faktet që do t’i procedojmë sot mund të kërkojë shkarkimin e Nehat Thaçit, pra është nën kompetencat e këtij këshilli në përbërjen e të cilit janë njerëz që nuk janë caktuar nga qeveria jonë, por nga ato të kaluara, ndonëse me sa jam në dijeni udhëhiqet nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike”.
E para e drejtësisë ka dhënë më shumë detaje për gjetjet në raportin e auditimit ku e ka përmendur edhe çështjen e dhënies në shfrytëzim të një prone të MD-së në Vushtrri pa i përmbushur kriteret.
“Kontratat për të cilat kemi kërkuar raport auditimi janë: dhënia në shfrytëzim e pronës së Ministrisë së Drejtësisë në Vushtrri një kompanie pa i plotësuar kriteret ligjore. Kjo kontratë është nënshkruar nga ish-Ministri i Drejtësisë Selim Selimi dhe drejtori aktual i SHKK-së, Nehat Thaçi. Bëhet fjalë për mbi dy hektarë tokë që kanë qenë pronë e Ministrisë së Drejtësisë”.
“Marrëveshja e bashkëpunimit në mes “Health” dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës e cila është nënshkruar pa respektuar dispozitat ligjore. Ekzekutimi i kontratës nga operatori ekonomik “Aztech” – riparimi i agregatëve në Burgun e Sigurisë së Lartë, furnizimi me ushqim për Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë nga operatori ekonomik “Beni Dona” dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me transferime apo rekrutime. Dje kemi pranuar raportin e Auditorit të Brendshëm dhe bazuar në gjetjet e këtij raporti sot do të procedojmë me kërkesën për ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo kërkesë do t’i adresohet Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
Haxhiu ka pohuar se i mbetet Prokurorisë që të hetojë lidhjet e mundshme mes personave që e kanë nënshkruar kontratën me përfituesin, derisa ka thënë se Ministria e Drejtësisë do të kërkojë kthimin e pronës me padi në gjykatë.
“I mbetet gazetarisë hulumtuese që të adresojë shkeljet gjegjësisht të merret me atë se çfarë lidhje kanë pasë personat që kanë nënshkruar kontratën me atë që ka qenë përfitues. Edhe ne do të mundohemi të punojmë në këtë drejtim. I mbetet edhe Prokurorisë si organ i hetuesisë që ta bëjë punën e saj”.
“Sa i përket çështjes se si do të veprojmë në raport me pronën pa dyshim se ne do të kërkojmë me padi në gjykatë që ta kthejmë pronën në Ministrinë e Drejtësisë, sepse sipas kontratës thuhet që çfarëdo kontesti në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe kompanisë është kontest që duhet të adresohet nga gjykata, prandaj jemi të obliguar që të veprojmë në këtë drejtim”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
