Lajme
Haxhiu: Më vjen keq që kam dëshpëruar opozitën
Nga reagimi brutal i juaj vetëm po ma përforconi bindjen që kam pasur të drejt që e kam bërë një propozim të tillë. A keni mendu që do të propozoj persona që ju kanë shërbyer juve në sistemin e drejtësisë. Unë nuk mund të propozoj anëtar që e kanë shkatërruar sistemin e drejtësisë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi pas akuzave që mori nga deputetët e opozitës për emrat e propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës tha se nuk mund të ua bëj qejfin deputetëve të opozitës për të propozuar emrat që duan ata e që e kanë denigruar sistemin e drejtësisë.
Ajo po ashtu tha se shteti është ende i kapur, dhe siç tha ajo i duhet kohë kësaj qeverie që ta çkap shtetin nga këta njerëz.
Haxhiu gjithashtu u shpreh se për këtë janë duke punuar për sistemin e Vettingut.
“Nga reagimi brutal i juaj vetëm po ma përforconi bindjen që kam pasur të drejt që e kam bërë një propozim të tillë. A keni mendu që do të propozoj persona që ju kanë shërbyer juve në sistemin e drejtësisë. Unë nuk mund të propozoj anëtar që e kanë shkatërruar sistemin e drejtësisë. Shteti është i kapur dhe vazhdon të jetë i kapur. Nuk ka ndryshuar asgjë që është formuar qeveria, prandaj e kemi Vettingun. Më falni që ju kam dëshpëruar”, ka thënë ajo.
Haxhiu po ashtu tha se në Komisionin e kaluar për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës kanë pranuar lista se kush duhet ta kaloj këtë provim, shkruan Telegrafi.
“Komisionit të kaluar iu kanë shkuar emra se kush duhet ta kryej provimin e Jurisprudencës bile nga nivelet më të lartë. E ky komision nuk do të pranoj emra e lista nga askush. Vetëm një rast me pas, që një anëtar nuk e ka kryer punën si duhet vet do ju bëj kallëzim penal në prokurori”, theksoi ajo.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
