fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haxhiu, fton shoqërinë civile të kontribuojnë në hartimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë

Publikuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kundërshtarët e koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë, i ka ftuar që të bëhen pjesë e grupeve punuese dhe aty të japin kontributin e tyre.

 “Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira”, shkruan Haxhiu mes tjerash duke theksuar se paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Ndër zotimet e para që kemi bërë para zgjedhjeve ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Për këtë dhe për zotimet tjera kemi marrë mbështetje të madhe qytetare prandaj edhe do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona.

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira.

Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive!

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021