Kandidati për president i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se të hënën në mbrëmje ka pasur një takim miqësor me qytetarë të Prishtinës, shumica prej tyre të rinj.
Ai ka thënë se Aleanca është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian. Si president i ardhshëm vendit.
“U zotova që do të mbështes reformat e nevojshme dhe politikat që Kosovën e çojnë drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Haradinaj.
Ai është zotuar se nuk do të lejojnë që brezi i ri të pres deri në pafundësi progresin në vend.
“Andaj, jemi të vendosur që në rast se bllokada do të vazhdojë, të organizojmë referendumin për bashkim me Shqipërinë, që ardhmëria e të rinjve të Kosovës të mos rrezikohet”, ka shkuar ai.