Lajme
Haradinaj: Versioni i parë i Marrëveshjes se Uashingtonit flet për njohje reciproke
”Nuk kemi paranoja. Veç sa s’ia rrëzuan aeroplanin Avdullah Hotit. Dhe kur shkuam atje, pamë një marrëveshje që për mua deri diku ishte e pranueshme, me përjashtim të heqjes një a dy pikave”

Publikuar
2 vjet më parëmë

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, njëherit ish-deputet, ka thënë se ka ekzistuar një version origjinal në marrëveshjen e Uashingtonit, në të cilën figuronte pika për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë.
”Unë ua kam gjetë kopjen origjinale, dhe iu kam thënë urno‚”recognizing each other”. Pra, letra e parë ka qenë: njohja reciproke, dhe pastaj aty është heq ajo fjalë, me kushtin që ta pranojë Serbia njohjen e Izraelit”.
Sipas tij, fillimisht ky dokument, iu ishte prezantuar palëve në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë duke qenë në pyetje njohja e Izraelit, Serbia kushtëzoi për pamundësim të saj, njofton Klan Kosova.
”Nuk më frikëson Shtëpia e Bardhë”, tha ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin,.
”Nuk kemi paranoja. Veç sa s’ia rrëzuan aeroplanin Avdullah Hotit. Dhe kur shkuam atje, pamë një marrëveshje që për mua deri diku ishte e pranueshme, me përjashtim të heqjes një a dy pikave”.
”Ka pasur negociata edhe më herët për atë marrëveshje”.
”Nuk ka qenë ajo vetëm një letër që është gjuajtur në tavolinë. Janë negociuar edhe pika tjera. Unë bile kam pasur debat edhe me njerëzit e LDK-së ku thoshin se ”nuk ka pasur në letrën e parë, njohje reciproke”.
”Dhe unë ua kam gjetë kopjen origjinale, dhe iu kam thënë urno‚”recognizing each other” ”.
”Pra, letra e parë ka qenë: njohja reciproke, dhe pastaj aty është heq ajo fjalë, me kushtin që ta pranojë Serbia njohjen e Izraelit”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
