Lajme
Haradinaj pas takimit me Kurtin: Qeveria po rrëshqet drejt barazimit të Kosovës me Serbinë për krimet e luftës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti tha se me kreun e Qeverisë kanë biseduar për tema të rëndësishme për vendin.
“Tema ishte dialogu me datën 6 maj i kanë dërgua letër kryeministrit dhe kam kërkuar takim për çështjen e dialogut dhe pas kërkesës u kemi përgjigjur takimit. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezencën e ShBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Lajçak është një nivel i ulët i përfaqësimit për agjendën tonë. E ardhmja e dialogut është e rëndësishme”.
Haradinaj ka thënë së ka dëgjuar disa qëndrime të kryeministrit rreth dialogut dhe sic ka thënë ka shprehur disa shqetësime.
“Hetojmë mungesë të prezencës së Amerikës në dialog. Mendojmë se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën që prish balancime të interesave të Kosovës në dialog. Do të ishte mirë të ngarkohej dikush për temën e dialogut nga SHBA”, ka thënë Haradinaj. Me shqetësuese se këtë Haradinaj e sheh, konfuzionin në agjenda.
“Ajo që është shqetësuese është se ka konfuzion në agjenda. Nuk shihet agjendë e plotë. Ishin disa shqetësime lidhur me pozicionin e Qeverisë dhe Kurtit. Vërejmë një lloj ikje se Kosova ka bërë luftë çlirimtare dhe UÇK është ushtria që ka sjell lirinë e ndihmuar nga NATO. Kosova nuk mund të barazohet me vendet e rajonit me kriminelë lufte”.
Ndërsa një ditë pas Kurtit do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin e Kurtit.
Kurti u kishte dërguar letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet me interes kombëtar.
