fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haradinaj: Nuk e përkrahim koncentrimin e  pushtetit tek një parti

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do ta përkrahë Vetëvendosjen meqë, sipas tij, ajo po mundohet ta koncentrojë pushtetin në një parti të vetme, ndonëse ende s’është i vendosur definitivisht për qëndrimin që do të mbajë partia e tij kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente – post për të cilin garoi edhe vetë.

“Deri tash VV së bashku me Lëvizjen Guxo ka marrë shumicën e votave për të qeverisur me vendin, por nuk i kanë dy të tretat për zgjedhjen e presidentit. Po tash ta shohim se si do të veprojnë për ta zgjidhur këtë situatë, pasi që edhe qeveria varet nga kjo. VV nuk i ka fituar zgjedhjet për të shkuar në zgjedhje, por për të qeverisur me vendin”, tha Haradinaj në RTV 21.

Po ashtu Haradinaj e ka përshëndetur edhe vendimin e Daut Haradinaj, i  cili ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit për t’ia mundësuar ulësen në Kuvend bashkë partiakut, Shemsedin Dreshaj.

“E falënderoj Dautin për vendimin që ka marrë për t’u larguar nga posti i deputetit. Unë do të jem pjesë e kësaj legjislature deri në fund të këtij mandati”./tg/

Vazhdo më shumë