fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haradinaj nuk bëhet deputete

Publikuar

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila është në qendër të kritikave për manipulim me vota nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Vendin e saj e ka zënë kandidatja tjetër Albana Bytyqi e cila ka marrë 4420 vota duke qenë edhe deputetja e tetë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj-Stublla ishte akuzuar nga kandidatët e AAK-së për manipulim me vota dhe PZAP urdhëroi rinumërimin e votave për këtë subjekt që kishin ardhur nga jashtë vendit, shkruan rtk. Kjo ka bërë që rezultati të përmbyset dhe dikush tjetër të jetë pjesë e legjislaturës së tetë.

Në lidhje me këtë çështje, Haradinaj-Stublla dha dorëheqje si ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që dy komisionerët e dyshuar për këtë rast të shkojnë në paraburgim prej 30 ditësh./tg/

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook