Lajme
Haradinaj: Mos kini frikë z. Vuçiq

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një video mesazhi i është drejtuar presidentit të Serbisë me fjalët Mos kini frikë z. Vuçiq: Ne krijuam Ushtrinë e Kosovës jo për të kërcënuar Serbinë, por për të mbrojtur territorin, sovranitetin dhe pavarësinë tonë.
“Si President i ardhshëm, unë do ta forcoj dhe fuqizoj Ushtrinë e Kosovës, jo si mjet agresioni, por në shërbim të paqes dhe stabilitetit. Nëse Vuçiq ndihet i kërcënuar, unë kam një zgjidhje shumë të thjeshtë për të: Njihe dhe respekto pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës në mënyrë që popujt tonë të jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë” ka thënë Haradinaj.
