fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haradinaj, Kurtit: Tregoni pash Zotin çfarë zori keni?

“Një dhimtë duhet me pasë. Nëse ju e keni atë zor jemi në gjendje t’iu ndihmojmë nga ai zor po mos ia bëni këtë Kosovës dhe demokracisë së saj”

Publikuar

Ish kryeministri i vendit dhe tash deputet nw Kuvendin e Kosovws, Ramush Haradinaj, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurtin dhe deputetët e Vetëvendosjes se çfarë zori po i shtyn që të thirrin seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

“A mundeni me na tregu se çfarë zori keni që po e vidhni dhe këtë ligj dhe po e sillni natën dhe jo javën tjetër në procedurë të rregullt? Tregoni pash Zotin çfarë zori keni? Një dhimtë duhet me pasë. Nëse ju e keni atë zor jemi në gjendje t’iu ndihmojmë nga ai zor po mos ia bëni këtë Kosovës dhe demokracisë së saj”.
“I dini procedurat dhe që duhet të ketë dakordim pozitë dhe opozitë. Jam i befasuar me këtë mënyrë të punës dhe e kundërshtojmë”.

Haradinaj tha se janë pro mundësimit dhe lehtësimit që diaspora të votojë, por që jo të dhunohet demokracia.
Kryetari i AAK-së gjithashtu tha se më e udhës do të ishte që një seancë e jashtëzakonshme të thirrej për votimin e anëtarëve të bordit të ZRRE-së dhe të parandalohej rritja e çmimit të energjisë që të mos shkaktohen pasoja.