Lajme
Haradinaj: I drejt vendimi i Kurtit për ta refuzuar takimin e 11 majit
Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ish kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si të drejtë refuzimin që i bëri kryeministri aktual, Albin Kurti, takimit të 11 majit, i cili ishte paracaktuar nga Bashkimi Evropian, e që konsiderohej si nisje e dialogut Kosovë- Serbi.
Haradinaj, i cili është kryetari i AAK, parti kjo në opozitë, ka thënë së takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës
“Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.
Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.
Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
