fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haradinaj e krahason Kurtin me Milosheviqin

“Është presidente e Kosovës e zgjedhur, por marrëdhënia ime me presidenten është e lënduar për tri arsye: ka qenë pjesë e kërcënimit ose ma jepni votën ose iu çoj në zgjedhje, ka qenë pjesë e kërcënimit me trafiku reformën zgjedhore natën dhe është pjesë e blerjes së votës”, u përgjigj Haradinaj.

Publikuar

Ish kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se mënyra se si i ka kërkuar kryeministri aktual, Albin Kurti votat për ta zgjedhë Vjosa Osmanin, presidente për të është e papranueshme, pasi sipas tij, Kurti ia ka kërkuar votat deputetëve të AAK-së, me kërcenin, gjë që sipas Haradinajt, as Milosheviqi nuk ua ka bërë.

“Me ta kërkuar votën me kërcënim është diçka që mua as Millosheviqi nuk ma ka bërë dhe kjo qasje është e rrezikshme. Kërcënimi me zgjedhjet, ligji për zgjedhjet natën dhe i pamë bashkë. Presidentja ka qenë pjesëmarrëse dhe mënyra e blerjes së votës nuk më bëjnë për t’i respektuar”.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës deputetët kanë marrë ofertë, por që kanë refuzuar. Këtu Haradinaj ka vazhduar me akuzat se Qeveria Kurti ka bërë blerje të votave për ta bërë presidente Vjosa Osmanin.

“Vota është blerë dhe kjo nuk është në rregull dhe e panevojshme. Pasi gjithçka ka qenë legjitime dhe ish-dashur të vijë të bisedojë me partitë, por në këtë mënyrë kanë vepruar (kanë blerë vota). Ka në Aleancë njerëz që kanë marrë oferta, por nuk janë bindur dhe kanë thënë se ne qëndrojmë pas kryetarit. Për këtë arsye jam i zhgënjyer dhe nuk ka pas urim pasi mendoj që s’kemi pasur nevojë për një standard të tillë”, ka thënë kreu i AAK-së, duke shtuar se tashmë me konsolidimin e institucioneve Kosova është shndërruar në një parti-shtet.

“Kryetari i Parlamentit është vartës i Kurtit njësoj edhe presidenti. Çdo emërim është pjesë e tij edhe kjo na çon në pushtet njëpartiak. Partia sot është pushtet dhe shtet. Në Kosovë deri tash është ruajtur një ekuilibër pasi nuk kanë qenë në të gjitha funksionet të gjithë personat e një partie – kjo gjë ka humbur”, tha Haradinaj.
Haradinaj shtoi se ka tri momente që ia pamundësojnë të pranojë suksesin e Vetëvendosjes pas marrjes së pushtetit.

Ata i kanë votat e kanë të drejtën të punojnë – por nuk i respektoj. Presidentja që aprovon kërcënim dhe që e lejon reformën zgjedhore e që do të duhej të ndante drejtësi mes të gjitha palëve – por presidentja që e aprovon ligjin të vijë në 10 të natës në votim dhe nuk e flet asnjë fjalë dhe presidentja e mori detyrën me blerje votash nuk mund ta respektojë”, tha Haradinaj, teksa ka treguar nëse e njeh Vjosa Osmanin presidente të Kosovës.

“Është presidente e Kosovës e zgjedhur, por marrëdhënia ime me presidenten është e lënduar për tri arsye: ka qenë pjesë e kërcënimit ose ma jepni votën ose iu çoj në zgjedhje, ka qenë pjesë e kërcënimit me trafiku reformën zgjedhore natën dhe është pjesë e blerjes së votës”, u përgjigj Haradinaj.

“Këto tri elemente e bëjnë marrëdhënien time me të ndryshe nga se do të kishte qenë në rrethana tjera. Tani këtu është problemi jonë LDK-ja e ndihmoi Kurtin dhe e kam parë që kryetari i ri i LDK-së u takua vetëm me Osmanin, por kur e ndihmoi Osmanin për votat”, u shpreh kreu i AAK-së.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021