fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haradinaj, e ashpër ndaj bashkë partiakut të saj

Publikuar

Ish Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e ka quajtur vendim për keqardhje, vendimin e bashkë partiakut të saj, Besnik Tahiri që tashme udhëheqë me MPJ, me të cilin i lejon zyrtarit serbë të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ta vizitoj Kosovën.

Ajo në një reagim që e ka bërë në Facebook ka shkruar se nuk ka sovranitet me vendime jo sovrane, duke aluduar në vendimin e MPJ për lejimin e vizitës së zyrtarit serbë.

Postimi i plotë:

NUK KA SOVRANITET ME VENDIME JOSOVRANE

Është për keqardhje se me sa lehtësi MPJD paska aprovuar lejen për hyrje në Kosovë të të ashtuquajturit Drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, kur dihen tashmë shkeljet e njëpasnjëshme të Serbisë bërë në vazhdimësi kundër Kosovës, e sidomos muajve të fundit pa dhënë asnjë përgjegjësi:

  1. Mbajtja në arrest ilegal të dy qytetarëve tanë të arrestuar në kufi;
  2. Kontrabandimi kriminal i vaksinave të dyshimta në territorin e Kosovës;
  3. Mohimi e mbrojtja me krenari e krimeve gjenocidale gjatë luftës në Kosovë;
  4. Përdorimi i gjuhës shqiptarofobe e fashiste ndaj shqiptarëve;
  5. Mirëmbajtja e strukturave paralele në disa pjesë të Kosovës;
  6. Shkelja e secilës marrëveshje të nënshkruar me Kosovën;
  7. Presioni e shantazhi mbi serbët e mire-integruar në Kosovë;
  8. Interferimi dhe shantazhi në institucionet e RKS nga veglat e Vuçiqit;
  9. Kampanja e tmerrshme për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë;
  10. Deklaratat e vazhdueshme politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës…etj.

Edhe 22 vjet pas lufte, nuk po mbushemi mend që të respektojmë veten dhe dinjitetin tonë, pa lejuar nëpërkëmbjen nga të tjerët.

PSE?!

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021