fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haradinaj dhe Kosnett flasin për proceset politike në vend

Publikuar

Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin çështjet që janë diskutuar në mes të kryetari të AAK, Ramush Haradinaj dhe Ambasadorit Amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Haradinaj pas këtij takimi ka thënë së për të është gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadorin amerikan në Kosovë.

“Me z. Philip Kosnett, biseduam rreth zhvillimeve të fundit politike dhe maturinë politike që e tregoi vendi ynë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. E informova ambasadorin se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke shtuar se ka falënderuar  ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë./tipografi/

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021