fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haradinaj deklarohet rreth pretendimeve që familjar të saj kanë manipuluar me vota

Publikuar

Ministria në detyrë e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar se fundi ndaj shkrimeve së bashkëshorti i saj është i përfshirë në manipulimin e votave, përkatësisht komisionërve me qellim që të rritjes së votës për të.

Ajo në një postim në faqen e saj në Facebook, ka shkruar se e mirëpret vendimin e PZAP-it për rinumërimin e votave.

“Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave!

“Përsëris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime”, ka shkruar Haradinaj

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021